Jozefina Topalli prezanton nismën e re politike: Bashkohuni me ne që të rikthejmë rrezen e shpresës në vend

28/10/2020 17:47
Jozefina Topalli

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli  ka prezantuar ditën e sotme nismën e re politike.

Në një podium ku shkruhet slogani “Bashkë për ndryshim” Topalli është shprehur se Shqipëria po rrëshqet në mënyrë të vazhdueshme prej pushtetit të gabuar. Ajo theksoi se qytetarët  duhet t’i bashkohen nismës që në pushtet të mos jetë më Meta, Rama apo Basha, por vetë shqiptarët.

“Ku ka më mirë e më shpresëdhënëse që këtë lëvizje ta nisë brezi i ri. Dua të falënderoj edhe miqtë amerikanë që janë të pranishëm. E ndërgjegjshme për sakrificën që po kalon vendi. Kriza e vendit është shumë planëshe, shëndetësore, morale, përfaqësimi etj. Kur dija fyhet, kurse mediokriteti nderohet. Jam sot bashkë me këta të rinj duke i mbështetur në projektin e ri. Vendi ynë është në zgrip. Prej vitesh nuk rriten rrogat por çmimet, pasiguria është bërë dëshpëruese në një vend që zbrazet e plaket. Është një frikë mbytëse se vendi ynë po rrëshqet në mënyrë të vazhdueshme. Sfidat me të cilat po përballemi janë reale e të shumta, janë të vështira e nuk zgjidhen duke u shprehur nuk zgjidhen në një pushtet të rremë, nuk ka ku të jepet drejtësi se nuk ka as Gjykatë Kushtetuese e as të Lartë. Duke ditur këtë asnjëri nuk është i sigurtë, të gjithë po përballemi me këto sfida.Ata të tre bashkohen bukur fort për të ruajtur karriget e veta. Ata veprojnë sikur Shqipëria  është prona e tyre dhe se shqiptarët  janë rrogëtarët e tyre. Ata vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata”, tha ajo.

Ajo u bëri të gjithëve thirrje që t’i bashkohen kësaj nisme për të sjellë ndryshim. Topalli theksoi se nuk do të reshtë bashkë me të rinjtë deri më 25 prill, ditën e zgjedhjeve për të sjellë rrezen e shpresës për këtë vend.

“Në një vend pa shpresë është detyrë, jam besimtare se ky projekt kurajoz plot energji, unë ftoj cdo njërin për këtë betejë, nuk është e  lehtë t’ia dalësh mbanë në vend, nuk kam as para as vende pune vetëm sfidë, kapeni, nuk kam asnjë pushtet, kam përvojën  e nevojshme dhe besimin e patundur që ky vend të bëhet prandaj ju ftoj që të bashkoheni me ne që të rikthejmë rrezen e shpresës për këtë vend, deri më 25 prill nuk do të resht. Më 25 prill të gjithë do të heshtim, atë ditë do të flasin vetëm shqiptarët, atë ditë do të jetë dita e tyre dhe të vendosin nëse do të kemi një Shqipëri të Metës , Ramës apo Lulit apo të gjithë shqiptarëve. Prania juaj përtej kësaj salle është shkëndija e shpresës në këtë ditë të veçantë”, e mbylli fjalën e saj Topalli.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA