Një familje kurdo-iraniane që pagoi rreth 22 000 euro trafikantët për të kaluar në Angli, është mbytur duke tentuar të kalonte kanalin Pas de Calais.
Punëtori i ndërtimit Rasoul Iran-Nejad, 35 vjeç, gruaja e tij Shiva Mohammad Panahi, 35 vjeçe, së bashku me vajzën nëntë-vjeçare Anita, dhe gjashtë vjeçarin Armin, janë zhdukur kur barka e tyre e peshkimit u përmbys në det të keq, me erëra deri në 80 km/orë dhe dallgë deri në 2 metra të larta.
Ende nuk dihet gjë për foshnjen e tyre Artin, raporton sherbimi persian i BBC, në një kohë kur zyrtarët francezë kanë pezulluar kërkimet duke thënë se nuk më shpresë për të gjetur të mbijetuar.
Dy emigrantë të tjerë të rritur janë ende të humbur.
Rasoul Iran-Nejad kishte shitur gjithçka për të arritur një të ardhme më të mirë për familjen e tij, thotë i vëllai Khalil Irannazhad, në një telefonatë nga qyteti i tyre Sardasht në perëndim të Iranit, pranë kufirit me Irakun.
Ai shtoi se kjo ishte tentativa e tyre e tretë për të kaluar në Angli, pas dy tentativave të dështuara me tren.
Disa foto të fundit janë publikuar të familjes tragjike, disa orë para se të merrnin udhëtimin.
Irannazhad tha se kishte folur më të vëllanë të hënën, kur e kishte parlajmëruar të mos tentonte kalimin e rrezikshëm detar. “Ne iu lutem të mos tentonte kalimin me varkë por ai insistonte të shkonte.”
Ata ishin larguar nga Irani më 7 gusht për të udhëtuar drejt Turqisë, ku morën tragetin drejt Italisë, dhe më pas të fshehur në kamionë arritën në Francë, sipas një mikut të tyre që është në qytetin bregdetar të Calais.
Ata po udhëtonin në një barkë 7-metra të gjatë me 22 pasagjerë që u përmbys mbrëmë pranë brigjeve angleze të Dunkirk.
Anija franceze Marbuzet, po kalonte në vendndodhje dhe njoftoi rojën brengdetare pasi kishte shpëtuar 15 refugjatë që vuanin nga probleme zemre dhe hipotermi.
Tragjedia ka nxitur zemërim ndaj bandave të trafikantëve që kanë nxitur rritjen e tentativave të kalimit të ngushticës.
Deputetja britanike e Dover, Natalie Elphicke tha: “Është një tragjedi e tmerrshme që godet përsëri në ngushticë. Trafikantët nuk kanë konsideratë për jetën, sado e re apo e vjetër”.
Top Channel