7 mësues përfshirë edhe drejtorin e shkollës Sotir Gura në Korçë kanë rezultuar të prekur nga Covid 19 apo persona kontakti me ata që kanë rezultuar të prekur çka ka bërë që këtu mësimi të pezullohet.

Është ndërprerë mësimi për të bërë të mundur dezinfektimin e shkollës ndërkohë që këtu ndjekin procesin mësimor 620 nxënës nga të cilët 330 në ciklin 9 – vjeçar.

Siç mund të shihet shkolla është e zbrazët ndërsa nga autoritetet përgjegjëse janë marrë masat për t’ju rikthyer normalitetit gjatë ditëve në vazhdim.

Top Channel