Debat në Open/ Nano: Myslimanët e llastuar…! Shehu: Pse e ke këtë superioritetin?!

28/10/2020 22:12
Analisti Mustafa Nano

Mes Redi Shehut dhe analistit Mustafa Nano diskutimi ka devijuar në debat mbrëmjen e sotme në Open, gjatë temës për karikaturat e Charlie Hebdo.

Nano shprehet se myslimanët janë të llastuar duke u shprehur të fyer dhe se problemi është që ata do të fillojnë të shprehin fyerjen e të kërkojnë të drejtë  edhe për gjëra të tjera.

“Ka dy botë paralele, Bujari është artist, intelektual, unë gjithashtu,  jemi të dy intelektualë publikë, kur vjen puna tek liria e shprehjes nuk kemi pika takimi, nuk jam i shqetësuar tek pjesa e llastuar e botës myslimane që iu fye Muhamedi, problemi është që niveli i ndjeshmërisë fillon e zbret ngadalë, po fillon e ofendohet edhe në gjëra të tjera”, tha Nano.

Pjesë nga debati:

Mustafa Nano: Ti do të besosh tek Muhamedi, unë nuk besoj.

Redi Shehu: Ajo që ti beson si racionale edhe unë e besoj. unë jam jashtëzakonisht rracional, nuk ka gjë të mos besosh apo të besosh që ti je fillimi i gjithçkaje.

Mustafa Nano: Më lini lirinë e shprehjes e lutuni njëmijë herë në ditë. në kuran thuhet që s lejohet liria e shprehjes

Redi Shehu: Nuk ka besim pa liri shprehjeje, e ke të keq vendosur, nuk logjikohet në këtë formë, pse e ke këtë superioritetin.

Mustafa Nano: kur kërcënohet e drejta e besimit jam gati të dal me ju, por na lini lirinë e shprehjes, juve pushtoni rrugët.

Redi Shehu: Është pjesëmarrje e ditës, këto terma janë diskriminuese.

Top Channel