Ish-polici Timothy Brehmer u çlirua dje nga akuzat e vrasjes por është dënuar me 10 burg për vrasje nga pakujdesia për vdekjen e infermieres Claire Parry, e cila u mbyt për vdekje në parkingun e një bari.
Sipas raportimeve polici ‘don-zhuan’ kishte mbytur të dashurën e tij të fshehtë, kur ai i tregoi gruas së tij për lidhjen e tyre.
41 vjeçari vrau nënën e dy fëmijëve Claire Parry pasi ajo dërgoi një mesazh teksti nga celulari i tij drejt bashkëshortes, ku thuhej: “Unë po të tradhtoj.”
41 vjeçarja Parry vdiq gjatë përleshjes në makinën e tij në parkingun e barit Horns Inn në Dorset, në jug të Anglisë më 9 maj.
Brehmer u dënua sot nga gjykata e Salisbury ndërsa një ditë më parë ishte çliruar nga akuza e vrasjes me dashje.
Ai kishte pranuar edhe më parë vrasjen nga pakujdesia.
Në gjyq u tha se lidhja mes të dyve kishte nisur pasi ishin njohur gjatë punës në 2006 – në të njëjtin vit kur Brehmer ishte martuar me gruan e tij, gjithashtu oficeren e policisë, Martha Brehmer.
Në marrjen në pyetje, 48 orë pas vdekjes së Parry, detektivët i thanë atij se besonin se kishte vrarë Parry dhe më pas kishte spastruar celularin e tij nga të dhënat, si dhe kishte qëlluar veten me thikë në krah.
Por ai insiston se kishte spastruar celularin e tij dhe ishte plagosur me thikë në krah gjatë argumentit me të dashurën në makinë.
I akuzuari tha asokohe: “Nuk dua të përshkruhem sikur e vrava dhe më pas spastrova celularin apo qëndrova 15 minuta duke pirë cigare, dhe pastaj telefonova për të kërkuar ndihmë, sikur të isha një bastard gjakftohtë”.
Më herët në gjykatë u tha se Brehmer përshkruhej nga zonja Parry si një ‘Don Zhuan dhe burrë ku*vë’ pak para vdekjes së saj – sepse ai kishte joshur gra të tjera në polici.
Duke iu referuar sherrit me të dashurën e fshehtë, Brehmer tha: “Ajo ishte shumë e fokusuar të ishte e inatosur me mua, donte të dinte gjithçka për jetën time të ligjshme … takoheshim prej 11 vitesh”.
Brehmer thotë se Parry i kishte kërkuar të shihte telefonin e tij për të lexuar mesazhet me gruan. Ai thotë më tej se i kishte dhënë fund lidhjes duke i treguar vetë gruas së tij.
Brehmer thotë më tej se kishte qëlluar tre herë veten me thikë në makinë me Parry dhe ajo as nuk ishte merakosur fare.
“Ishte një tentativë e dëshpëruar që ajo të dilte nga makina. Nuk ishte as tërbim, doja që ajo të ikte që të vrisja veten i qetë. Nuk kam asgjë për të fshehur. Nuk e kam lënduar atë, i vetmi person që lëndova është vetja ime”.
Brehmer thotë më tej se ishte përleshur me Parry, e cila sipas tij ishte një vajzë e fortë dhe fizike.
“Unë u përpoqa ta nxirrja jashtë por ajo është e fortë, u mbështet dhe u kap te leva e marshit. U përpoqa ta tërheq nga këmbët por nuk kisha forcë”.
Brehmer thotë se Parry ka vdekur nga asfiksia teksa ai e tërhiqte për ta nxjerrë jashtë.
“Më vjen shumë keq … sepse unë jam këtu tani dhe ajo nuk është dhe faji është i imi. Në asnjë moment nuk mendoja ta lëndoja. Nuk e kam mbytur”.
Brehmer jetonte me gruan dhe djalin nëntë vjeçar Hordle.
Ndërsa Parry, e cila ka një djalë e një vajzë me të shoqin, oficerin e policisë Andrew Parry, ishte infermiere në një klinikë në Bournemouth.
Top Channel