Edhe pse kanë realizuar tre takime së bashku, marrëdhënia e Andit dhe Teas nuk është ajo e mëparshmja.
Dyshja nisi të ftohet, në momentin që Andi nisi të dilte në takime me Shqipen, në të cilat dukeshin se ia kalonin mjaft mirë. Madje në debatin që Tea kishte me Shqipen, në lidhje me ndërhyrjen e bërë në stomak, Andi u pozicionua më shumë tek 28-vjeçarja, duke thënë se batuta e Teas në lidhje me librin e leximin ishte e tepruar.
Ndërsa rreth një javë më parë, ku në studio shpërtheu përsëri një debat mes Shqipes dhe Teas, që dërgojë më pas në largimin e bukuroshes brune nga emisioni, Andi preferoi të mbështeste Tean. Menjëherë sapo vajza doli nga studio, e tronditur për atë çfarë ndodhi, Andi u drejtua me shpejtësi tek ajo për ta qetësuar.
Këtë veprim ai e shpjegoi duke thënë se e ndjeu se Tea kishte të drejtë dhe prandaj u mundua ta qetësonte. Pyetjes së moderatores Bora Zemani se çfarë do të ndodhë me ta, dyshja u përgjigj se e marrëdhënia e tyre në këtë moment ka mbetur pezull, për të shikuar se çfarë do të rezervojë e ardhmja.
Tea: Nuk ka hapa mbrapa, sepse nuk është se kemi bërë shumë hapa para, kjo njohje është pezull, nuk kemi pasur kontakte të shumta për momentin.
Andi: Edhe për mua e njëjta gjë, pezull.
Top Channel