(Video) “Ku mund të ketë tjetër?” Agjentët shqiptarë të anti-terrorit kërkime në kampin Al Hawl

27/10/2020 15:08

Agjentë të anti-terrorit kanë zbarkuar në kampin Al Hawl në Siri, ku po kërkojnë për të tjerë shqiptarë për t’i kthyer në atdhe.

Top Channel ka sigurua pamjet e një momenti të misionit të këtyre agjentëve të cilët  duket se janë shpërndarë në të gjithë kampin dhe po kryejnë kërkime.

Në një moment agjentët dëgjohen teksa flasin edhe shqip duke thënë se ku mund të ketë shqiptarë të tjerë. Disa prej shqiptarëve që gjendjen në këtë kamp kanë refuzuar bashkëpunimin me autoritetet për tu kthyer, megjithatë puna për riatdhesimin e tyre po vijon.

Kujtojmë se sot u riatdhesuan në Shqipëri katër fëmijë dhe një grua, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se po punohet shumë që të kthehen të gjithë shqiptarët nga ai kamp.

Top Channel