Trajnimi i mësuesve për mësimin online/ Ministrja e Arsimit: Janë hapur 47 mijë klasa virtuale dhe llogaritë e nxënësve

27/10/2020 15:27

E ftuar virtualisht në Komisionin e Edukimit në seancën e parë dëgjimore si ministre e arsimit, Evis Kushi deklaroi se me përkeqësimin e situatës së koronavirusit është gati skenari i mësimit në distancë dhe mësuesit po përgatiten për këtë metodë.

Po trajnohen 1200 mësues për mësimin online. Jane 47 mije klasa virtuale janë hapur llogaritë personale te nxenesve me platformën akademia .al

Për këtë arsye do të ketë edhe një rritje të buxhetit për arsimin, që do të shkojnë edhe për pagat më të larta të mësuesve vitin e ardhshëm si dhe për rindërtimin e 92 godinave arsimore të dëmtuara nga tërmeti.

Pse nuk bëhet testimi i të gjithë stafit pedagogjik ishte në fokus edhe të këtij diskutimi. I mësuesve pse nuk është bere?

Strategjia e tamponimit është sipas kontakteve te afërta. Depistimi masiv nuk është e duhura . Kur identifikohen nxenesit izolohen një grup i afërt  kontaktesh jo e gjithë klasa kështu janë udhëzimet.

Top Channel