Trafiku në hyrje të Tiranës/ Skema e lëvizjes ndryshoi nga puna për nënkalimin te sheshi “Shqiponja”

27/10/2020 15:23

Në orët e para të mëngjesit dhe kryesisht në orët e pasdites, sheshi “Shqiponja”, rëndohet nga trafiku i automjeteve, për shkak sepse qytetarët shkojnë apo kthehen nga puna, ndërsa orët e mesditës kanë fluks, megjithatë është më i rrjedhshëm. Por cila është mënyra që qytetarët duhet të lëvizin për të hyrë dhe për të dal nga kryeqyteti?

Së bashku me grupin e xhirimit të Top Channel, jemi duke ardhur nga drejtimi i Durrësit, për të hyrë në Tiranë, por tashmë nuk do të mundemi të kalojmë rreth-rrotullimin Shqiponja, por do të kthehemi djathtas në këtë rrugë, e ndërtuar nga ARRSH, e cila është në drejtim të rrugës Teodor Keko, dhe të gjithë qytetarët të cilat duan të aksesojnë Tiranën, munden të kalojnë në rrugën Abedin Rexha, e njohur ndryshe si rruga e ish Fushës së Aviacionit, ose të vazhdojnë në drejtim të pallatit me shigjeta.

Tani do të dalim nga Tirana duke përdorur rrugën Teodor Keko, pra nga pallati me shigjeta në drejtim të sheshit shqiponja.

Tashmë ne nuk do të mundemi që të kalojmë me nga sheshi shqiponja, por do të kthehemi majtas në këtë rrugë të ndërtuar e cila të çon në drejtim të Durrësit.

Të gjithë qytetarët të cilët duan të dalin nga Tirana, duke përdorur rrugën Dritan Hoxha, pra nga zogu i zi drejt rreth-rrotullimit të sheshit shqiponja, do të kthehen djathtas vetëm pak metra larg rrethit për të vazhduar më pas drejt Durrësit.

Autoritetet, kanë sugjeruar për të gjithë qytetarët të cilët duan të vijnë nga Kavaja për në Tiranë, të përdorin rrugën e Ndroqit, për të evituar trafikun, ndërsa për të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët do të vijnë nga jugu, të përdorin autostradën Elbasan-Tiranë.

Andi Bora

Top Channel