Operacioni Forca e Ligjit “ka zbarkuar” në Gjirokastër duke i nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 shtetasve.
Bëhet fjalë për Niko Qëndri, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Çimi (Ndriçim) Ibrahimi, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Avdul Avduli, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe Ermal Ndreu, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Top Channel