Universiteti Bujqësor i Tiranës me një traditë gati 70 vjeçare zhvillon një fushatë të fortë për të tërhequr maturantë, të vijnë e të studiojnë këtu. Kanë nisur 4 ditët e regjistrimeve të lira nga 27 deri në 31 tetor.
Fatbardh Sallaku, Rektor, UBT: 5 ditë të lira do të thotë që ata gjimnazistë, maturantë, që nuk janë regjistruar në tre faza janë të ftuar të vijë pranë sekretarisë së UBT-së, të bëjnë kërkesë dhe të regjistrohen.
Ne kemi 28 programe Bachelor.
Në 8 prej tyre janë ezauruar kuotat dhe në 20 të tjera ka kuota, që thënë ndryshe, gjithsej janë rreth 450 vende të lira të fushave Agronomi, Zooteknikë, Inxhinier Pyjesh, Peshkim, Hortikulturë ose Mbrojtje Bimësh etj….çka do të thotë që janë degë që të japin një profesion, që e kërkon sot tregu i punës.
Po të shikoni strukturën p.sh. të Ministrisë së Bujqësisë që operon sot në terren dhe administratë kanë staf me moshë mesatare rreth 58 vjeç, që do të thotë se strukturat e Ministrisë së Bujqësisë kanë nevojë për gjak të ri.
Në UBT nuk ka asnjë degë që do mbyllet këtë vit. Ka degë që interesi ka qenë paksa i ulët.
Deri tani janë rreth 1350 maturantë të regjistruar në 3 fazat.
Ne e konsiderojmë paksa të lartë kufirin e hyrjes, 7 e lartë, që po kërkojnë ta vendosën për vitin tjetër. Nëse ne e veçojmë mesataren 7, shancet për gjimnazistët ta zgjedhin universitetin tonë do të jenë më të pakta.
Top Channel