Fier- Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikimi i personave të rritur” dhe një tjetër për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Një prej të arrestuarve është A. K., 28 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se për një periudhë 5-mujore ka shfrytëzuar për prostitucion jashtë shtetit një shtetase 32 vjeçe.
Ndërkohë i arrestuari tjetër është A. H., 26 vjeç, banues në Mallakastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volksëagen” që drejtohej nga ky shtetas, u gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa.
Njoftimi i policisë:
Bien në prangat e policisë 2 shtetas, një për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikimi i personave të rritur” dhe një tjetër për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. K., 28 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se për një periudhë 5-mujore ka shfrytëzuar për prostitucion jashtë shtetit një shtetase 32 vjeçe.
A. H., 26 vjeç, banues në Mallakastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volksëagen” që drejtohej nga ky shtetas, u gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel