Me zërin që i dridhet, Rama flet për fëmijët e kthyer nga Siria: Nxjerrja e tyre nga ferri ishte e komplikuar

27/10/2020 13:45

Me zërin që i dridhej nga emocionet, kryeministri Edi Rama nga aeroporti i Rinasit është shprehur i lumtur për ardhjen e 4 fëmijëve nga Siria në Shqipëri.

Rama ka thënë se po punohet fort që të sillen të gjithë fëmijët nga kampi Al Hol.

Rama: Fëmijët e tjerë janë identifikuar janë bërë një pjesë e mirë e kontakteve dhe intervistave. Besoj që më herët se vonë do të kthejmë dhe pjesën tjetër këtë. Me struktura të specializuar i kemi gjetur me lokacionet. Duhet futur në territore për të marrë parasyshë faktorë. Ne nuk kemi asnjë marrëdhënie me Damaskun duhet leje kalimi. Bëhet fjalë për të parandaluar surpriza që mund të vijnë nga momenti në moment. Ka kërkuar një përgatitje të posaçme. Nxjerrja e këtyre fëmijëve nga një ferr është një proces i komplikuar. Ne mes ka edhe prindër radikal. Forcat kujdestare të kampit që nuk janë forca të njëjta që duhet diskutuar për të kaluar pa gryka zjarresh. Është komplekse.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA