Ditën e sotme, Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Pro dekretit të Presidentit votuan deputetët Korab Lita dhe Adriatik Alimadhi. Raporti i Komisionit te Ligjeve do të dërgohet për votim në seancën plenare të datës 29 tetor.

Sipas argumenteve të mazhorancës, Meta nuk ka bazë ligjore për të kthyer ndryshimet në kod dhe se qëndrimet e presidentit janë të njëjta me ato të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Politik.

Më tej thuhet se dekreti është shkruar për ndryshimet kushtetuese, jo për Kodin Zgjedhor dhe Presidenti ska tager të shprehet për ndryshimet kushtetuese.

Kreu i shtetit kishte kthyer për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të miratuara në seancën plenare të datës 5 tetor. Ju kujtojmë se Presidenca ka dërguar gjithashtu tetë pyetje në Komisionin e Venecias për sa i takon Kodit Zgjedhor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA