Kreu i PD-së, Lulzim Basha e theksoi sërish se Evropa po i flet qartë kryeministrit Edi Rama për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Kodi miratohet, kryedemokrati u përgjigj se frika e një dështimi në zgjedhje e shtyn shefin e ekzekutivit drejt lëvizjesh të tilla.
“Rama, armik i populli shqiptar. Evropa i thotë mos e kalo se nuk të hap negociatat, nuk të pranoj në tavolinë, kur do të shkelësh standardet e zgjedhjeve. Por tmerri e ka shtyrë që të dalë kundër interesit kombëtar.Prej tmerrit që ka po sakrifikon edhe njëherë interesin e shqiptarëve. Nuk është hera e parë. Këtë ka bërë. Kur ishim gati për NATO, bënte demonstrata. Kur do hiqnim vizat, shkruante letra në Kuvend.Tani që kushti i vetëm është zgjedhje të lira e të ndershme për të hapur konferencën e parë ndërqeveritare, po i mbyll shqiptarëve derën e Europës. Njësoj si me pandeminë, dhe me integrimin evropian”, tha Basha.
Më herët, komentin e Varhelyi-t në Twitter e ripostoi dhe zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero. Të njëjtëjn gje bëri dhe eurodeputeti gjerman i PPE, Michael Gahler, i cili e shoqëroi ripostimin me mesazhin se deklarata e “Komisionerit është e mençur dhe se institucionet si Komisioni i Venecias duhet të respektohen nga të gjitha palët e interesuara”.
Top Channel