Tentuan të shisnin në Shqipëri makina të vjedhura jashtë, procedohen penalisht dy persona në Tiranë dhe shpallen në kërkim dy të tjerë
Një person është arrestuar gjatë mbrëmjes të kësaj të marteje (27.10.2020) nga Policia e Lezhës.
Shtetasi Gjergj Neli, 68 vjeç me profesion avokat ka rënë në prangat e uniformave blu pasi ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë.
68 vjeçari Neli së bashku me bashkëshorten e tij Shaqe Marinaj po konfliktoheshin me një shtetas tjetër në afërsi të hotel turizmit Lezhë.
Njoftimi:
Më datën 27.10.2020 rreth orës 15:10, në sallën operative të DVP ka ardhur një telefonatë për një konflikt, në afërsi të hotel turizmit Lezhë.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar shtetasin Gj.N.,dhe bashkëshorten e tij shtetasen Sh.M.,me profesion avokat duke u konfliktuar me një shtetas.
Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, por shtetasi Gj.N., i ka kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzen njërit prej punonjësve të Policisë.
Shtetasi Gj.N.u shoqerua në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Në vijim të veprimeve nga oficeri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj.N.,68 vjeç, banues në Lezhë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për vepren penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik”.
Top Channel