Lokomotiv Moscow pret në shtëpi kampionin aktual të Ligës së Kampionëve, Bayernin në kuadër të grupeve me fillim nga ora 18:55 dhe ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Lokomotiv Moscow” në Rusi.
Lokomotiv e filluan sezonin e tyre të tretë radhazi si pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve me një barazim 2:2 kundër RB Salzburgut ndërsa Bayerni e shkatërruan Atletico Madridin në “Allianz Arena” me rezultat 4:0.
Tekniku i rusëve, Marko Nikolic nuk do mund të llogaritë në mesfushorin Dmitri Barinov i cili mungon për shkak të një lëndimi në gju dhe në Stanislav Magkeyev, Slobodan Rajkovic dhe Vladislav Ignatyev për të cilët nuk dihet ende se a do mund të paraqiten. Kapiten i ekipit do të jetë ish mbrojtësi i Manchester Cityt dhe Tottenham Hotspur, Vedran Corluka ndërkaq sulmi do të përbëhet nga dyshja e rrezikshme Smolov dhe Eder ku pas tyre do të jetë mesfushori Anton Miranchuk.
Për Bayernin nuk do të mund të paraqitet Serge Gnabry pas testimit pozitiv me Covid-19 dhe ylli Alphonso Davies që pësoi lëndim në gju në ndeshjen e fundit në Bundesligë kundër Eintracht Frankfurt. Leroy Sane është në dyshim se a do të paraqitet pasi së fundmi kishte pasur probleme me një lëndim në gju, kështu duke liruar vend për Corentin Tolisson të kthehet në formacionin bazë duke i mundësuar Leon Goretzkas të luajë në një pozicion më të avancuar në mesfushë.
Këto janë formacionet e mundshme të dy ekipeve për sot:Lokomotiv Moscow (4-4-2): Guilherme; Zhivoglyadov, Corluka, Murilo, Rybus; Zhemaletdinov, Kulikov, Krychowiak, Miranchuk; Smolov, EderBayern Munich (4-3-3): Neuer; Pavard, Sule, Alaba, Hernandez; Kimmich, Tolisso, Goretzka; Muller, Lewandowski, Coman.
Top Channel