Foto ilustruese

VLORË – Një person është vënë në prangat e policisë për të shtënat me armë zjarri të ndodhur ditën e djeshme në Vlorë.

Sipas policisë i arrestuari është E.Ç., 26 vjeç, banues në lagjen  28 Nëntori, Vlorë. Ky person, mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur Triport, dyshohet se për motive të dobëta   ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër,  për të kanosur  F.Z., 26 vjeç, banues në  Vlorë, i cili u kap në kohë rekord falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë kufitare të Triportit dhe Patrullave të Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë. Ndërkohë F. Z, në përfundim të veprimeve  të para hetimore është lënë i lirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit E.Ç, për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit E.Ç, për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Top Channel