Vaksina për Babagjyshin/ Washington-i heq dorë nga plani

26/10/2020 10:47

Shtetet e Bashkuara anuluan planet për t’u ofruar performuesve të Santa Klausit qasje të hershme në vaksinën e koronavirusit në këmbim të ndihmës së tyre në promovimin e saj publik.

Ata që veshin rrobën e kuqe të Babagjyshit të Vitit të Ri duhet të kishin qenë ndër të parët që do të merrnin vaksinën. Ky bashkëpunim festiv ishte pjesë e një fushate 250 milionë dollarëshe të qeverisë për të afruar sa më shumë personazhe të famshmë me vaksinën në momentin që ajo afrohet. Por autoritetet shëndetesore konfirmuan se është hequr dorë nga ky plan.

Ric Erwin, president i shoqatës së babagjyshëve e cilësoi lajmin si thellësisht zhgënjyes.

“Kjo ishte shpresa jonë më e madhe për Krithslindjet 2020, dhe tani, nuk do të ndodhë më”, u shpreh ai.

Ekzistencën e planit të Santas ia konfirmoi New York Times-it, departamenti vendas i shëndetësisë. Ideja i lindi ish zëvëndësndihmës sekretarit të këtij departamenti, Michael Caputo-s, i cili muajin e kaluar njoftoi largimin. Sipas Wall Street Journal, që në gusht Caputo i kishte thënë Erwin-it se vaksina mund të aprovohej në mesin e nëntorit.

Por një zëdhënës i tha New York Times se sekretari i Shëndetësisë, Alex Azar  nuk ishte në dijeni të planit të tashmë të anuluar të babagjyshëve.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA