Përparim Kola, i njohur ndryshe si Popi, është menaxheri i këngëtares së njohur Arilena Ara. Mediat kohët e fundit kanë aluduar se dyshja është në një marrëdhënie dashurore, gjë të cilën ata ende nuk e ka konfirmuar. Madje, Popi, edhe këtë pasdite në “Ftesë në 5”, ku ishte i ftuar, nuk konfirmoi ende asgjë. Por shpjegoi të gjithë njohjen dhe rrugëtimin e gjatë më pas të tij me Arilenën.
“Sigurisht marrëdhënia ime me të nuk është normale. Unë kam qenë pjesë e produksionit të ‘X Factor’. Një vajzë 13 vjeçe, karakter, me personalitet të fortë, bëri që të rrëmbejë vëmendjen time.
Po thoja që më rrëmbeu vëmendjen me personalitetin që kishte, në atë fazë adoleshencë për t’u bërë, janë të përqendruar si do të duken. Pjesa tjetër është histori, të bësh një llogari matematikore njerëzore. Kuptohet nuk do të kisha pëlqim për një 13-vjeçare, për një vajzë që deshi koha të bëhet fëmija ime.
Momenti deçiziv ka qenë Aeroplani kënga e parë që kishte sukses. Më shkruante gjatë gjithë kohës, të të takoj. Ishte ideja që të më takonte, erdhi për të bërë “Aeroplanin”. Më thotë shiko, unë kam vendosur të bëj një gjë, ta lë muzikën. Nuk e kishte seriozisht, donte të më fuste mua në grackë.
Unë do të bëhem mjeke, avokate, por nuk do të bëhem këngëtare, vetëm me një kusht tha do të bëhem. Në qoftë se ti më shkon nga mbrapa. Unë mbeta kështu, sepse nuk e kisha menduar të isha menaxheri i një këngëtari. Ose përndryshe më tha unë nesër le muzikën. Po mirë i thash ka dy rrugë, për ta kuptuar me të vërtetë nëse e don këtë gjë.
Ka një rrugë thash që bëhesh për 24 orë, që kishte disa shembuj këngëtarësh, por është e vështirë ta zhbësh atë që ke bërë. Por edhe një rrugë shumë të vështirë, por në shkallët që do të ndërtosh është e vështirë të ngjitesh, më tha që do të zgjedh rrugën e vështirë. Unë nuk zgjodha një fëmijë që është fëmija im, që e linda dhe rrita, por mora një fëmijë i rritur. Një fëmijë i rritur me personalitet, të bëhet bashkëpunëtor, ne na lidh jeta dhe karriera”, tha Popi.
Top Channel