Foto ilustruese

Tiranë- Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin F. Gj., 21 vjeç, pasi në rrugën “Komuna e Parisit”, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 gr. lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 1 aparat celular.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. S., 41 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, fqinjin e tij, shtetasin T. S., 19 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 38 vjeç, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.77 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel