Rreth 22 kilogramë drogë/ Arrestohet 36-vjeçari në Vlorë, policia i kontrolloi shtëpinë dhe…

26/10/2020 12:33

Një 36-vjeçar ka rënë në pranga në Vlorë, pasi iu sekuestruan rreth 22 kg dhe 2130 fara kanabisi, si edhe municion luftarak.

Bëhet fjalë për N. I., 36 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. I., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, 2130 fara kanabisi dhe një sasi municion luftarak.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Top Channel