Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka shpërndarë një video sqaruese  për sa i përket hyrjes dhe daljes pas devijimeve tek rrethrrotullimi “Shqiponja” për shkak të punimeve në “Unazën e Madhe”.

Ndër të tjera në shkrimin e tij Rama,  ka thumbuar opozitën duke thënë se ata e bllokuan për 3 vite dhe i lanë rrugët rrugëve.

“Mirëmëngjes dhe me këtë video informuese mbi planin menaxhimit tëtrafikut që nis sot në nyjen e SHESHIT SHQIPONJA, për shkak të punimeve që po kryhen në UNAZËN E MADHE të Tiranës të cilën për 3 vite e bllokuan ata që i lanë rrugët rrugëve, ju uroj një javë të mbarë” – shkruan Rama.

Top Channel