Rama inspekton spitalet Covid 3 dhe 4: Janë gati, stafet rezervë janë rekrutuar, janë trajnuar dhe janë në gatishmëri

26/10/2020 12:50

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e sotme kanë inspektuar spitalin Covid 3 dhe Covid 4.

Sipas Ramës këto dy struktura spitalore janë tashmë gati të presin pacientët e parë të prekur nga koronavirusi dhe janë të pajisur me të gjithë mjetet e nevojshme.

SPITALI COVID3 – E kemi thënë dhe e rithemi: Spitalet Covid 3 dhe 4 janë gati dhe asnjëherë, asnjë çast, qyshse ka nisur kjo luftë, nuk jemi kapur të papërgatitur, përkundrazi. Stafet rezervë janë rekrutuar, janë trajnuar dhe janë në gatishmëri. Mos harro #Maskë #Distancë #Higjienë #MbroShëndetin dhe natyrisht #QentëLeTëLehin karvani dihet që do vazhdojë përpara” shkruan Rama në një postim në Facebook.

Ndërkohë Manastirliu është shprehur se spitalet në fjalë pritet të hapen javën e ardhshme me shtimin e rasteve të reja me Covid-19.

Manastirliu: Ktë javë do të jetë funksionimi i kësaj strukture. Prej javësh janë përgatitur mjeke dhe infermierë dhe janë gati për të ofruar shërbim janë të gjitha pajisjet me respiratorë me të gjitha protokollet. Janë gati për të filluar. Kemi bërë rehabilitim. Janë 150 shtretër ku praktikisht ka një njësi të reanimacionit nëse do ketë nevojë. Sipas protokollit tashmë është përcaktuar.”

Najada Çomo: Në kovid 3 është përfunduar si strukturë. Është instaluar oksigjeni në çdo shtrat. Janë pajisur me respirator për pacientët në terapi intesive. Kemi numër të shtuar, por kemi kapacitete tek Kovid 1 dhe 2.  Tek të dyja kemi 40 shtretër të rinj.”

Manastirliu: Nga java tjetër mendohet që do të hapet. Dhe kemi edhe kovid 4 në raste rritje. Vaksinimi është bërë. Për  mjekët. Kemi filluar për popullatën. Deh të përmbushim 368 mije vaksina. Janë dy pavijone.

Top Channel