‘Gruaja po bërtiste, ma vranë ma vranë…’/ Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Fier, banorët: Ishte njeri i mirë…

26/10/2020 08:39

FIER- Një vrasja ka tronditur qytetin e Fierit mëngjesin e sotëm, ku viktimë ka mbetur një 50-vjeçar me inicialet A. T., banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Sipas policisë një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr ndaj 50-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë sipas banorëve,viktima ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Banorët e zonës shtojnë më tej se kanë dëgjuar të shtënat, ndërsa më par ka qenë bashkëshortja e viktimës që ka bërtitur.

“Po ulërinte e shoqja. Erdhi me vrap nga atje, si duke është ruajtur nga autori dhe kur e pa që ra përtokë erdhi e shoqja duke bërtitur, ma vranë ma vranë. Pastaj hapa portën dhe dola të shohë.” ka thënë një banore.

“Ahmeti ishte njeri i mirë. Nuk e di se ku punonte. E shoqja punonte tek furra e bukës.” ka shtuar një banore tjetër.

Top Channel