Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të plagosur, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar radhë të gjata trafiku.

Top Channel