Tentuan të korruptonin policët kufitarë, në pranga dy persona në Rinas

25/10/2020 09:06
Pamje nga Rinasi

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Kufitare.

Dy të arrestuarit janë A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë; Q. M., 56 vjeç, banues në Divjakë, të cilët nuk justifikonin qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen.

Ndërsa disa orë më vonë shtetasi Q. M., i cili donte të udhëtonte bashkë me bashkëshorten, i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 100 euro, me qëllim lejimin e kalimit.

Njoftimi i policisë:

Rinas/ Intensifikohen kontrollet për përmbushjen e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së. Kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim udhëtimin për të kërkuar azil.  Policia Kufitare e Rinasit, brenda pak orësh godet dy raste të mitëdhënies. Tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonin kushtet, vihen në pranga dy shtetas.bnShërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në zbatim të masave parandaluese për moslejimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së të atyre shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasit:

9+ A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë; Q. M., 56 vjeç, banues në Divjakë. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, këta shtetas nuk justifikonin qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar në hapsirën Schengen. Shtetasi A.M. i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 50 euro, ndërsa disa orë më vonë shtetasi Q. M., i cili donte të udhëtonte bashkë me bashkëshorten, i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 100 euro, me qëllim lejimin e kalimit.  Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen të mos ndërrmarin asnjë veprim të kundërligjshëm, pasi do përballen me ligjin.

Top Channel