Athina ka reaguar përsëri ashpër ndaj indiferentizmit të Turqisë sa u përket thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për të ulur tensionin ne Mesdheun Lindor, ndërsa e ka akuzuar atë se me përshkallëzimin e provokimeve të vazhdueshme, ajo injoron plotësisht rregullat themelore të së Drejtës Ndërkombëtare.

Mbrëmjen e së premtes sekretari i Përgjithshëm i NATO përgëzoi Ankaranë dhe Athinën për moratoriumin e vendosur mes tyre gjatë festave kombëtare të të dy vendeve .

Jens Stoltenberg: Në Mesdheun lindor unë mund të konfirmoj se Greqia dhe Turqia kanë vendosur të anulojnë stërvitjet ushtarake të cilat ishin planifikuar për javën e ardhshme në festat e tyre kombëtare. Unë e mirëpres këtë vendim, ky është një hap shumë i mirëpritur dhe unë edhe një herë i përgëzoj Greqinë dhe Turqinë.

Por Ankaraja disa orë më vonë përsëri ka rinovuar Navtex-in për datat 27-29 tetor dhe ka zgjatur periudhën e kërkimeve detare të anijes “Oruç Reis” deri më 4 nëntor duke bllokuar një zonë në jug të Rodosit dhe në lindje të Karpathos.

Athina menjëherë i është përgjigjur me një anti-Navtex për kërkime sizmike në zonën e Kretës duke e bllokuar atë për një periudhe të pacaktuar dhe duke shpallur Navtex-in turk të paautorizuar, të paligjshëm dhe që zhvillohet në një zonë që mbulon shelfin kontinental grek. Ndërsa flota ushtarake greke vazhdon të jetë në gjendje të lartë gadishmerie.

Gjithashtu ministria e Jashtme greke ka dërguar një notë proteste me tone të ashpra duke theksuar se përsëritja e veprimeve të paligjshme të palës turke, të cilat janë në kundërshtim të plotë me thirrjet e vazhdueshme të Komunitetit Ndërkombëtar, përfshirë konkluzionet e fundit të Këshillit Evropian për të marrë fund menjëherë këto veprime, ekspozon edhe më shumë palën turke.

Çështja e tensioneve greko-turke do të jetë të hënën në qendër të bisedimeve Dendias –Lavrov pasi ministri i Jashtëm rus viziton Athinën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA