Në Shijak krahas ndërtimit të pallateve të reja në lagjen Luginë dhe 500 shtëpive individuale janë duke u rehabilituar 27 pallate të dëmtuara nga tërmeti 26 Nëntorit.
Kryeministri Edi Rama ishte në Shijak për të parë atë çfarë është bërë deri më tani, me rikonstruksionin e bllokut të pallateve në lagjen Popullore të këtij qyteti.
Kryeministri vizitoi disa prej familjeve të cilave i janë rikonstruktuar shtëpitë.
Ndërsa në Manzë kryeministri pa ecurinë e ndërtimit të 280 shtëpive individuale për të cilat Rama tha se do të jenë më të mëdha, më të sigurta dhe patjetër shumë më të bukura se ato që humbën atë natë tragjike.
Inspektimet kryeministri i vijoj në Durrës ku ka nisur puna për riparimin e mjediseve të përbashkëta të të 458 pallateve me shkallë dëmtimi DS1 – DS3.
Sakaq është drejt përfundimit është edhe shkolla “Shaqe Mazreku”.
Top Channel