![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-2025-02-07T143818.245-800x450.jpg)
Disa ndërtime në formë kioskash u prishën sot në qytezën e Ksamilit nga Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes se territorit policia e rendit dhe policia bashkiake pas denoncimit të medias dhe opozitës.
5 ndërtime të tilla u rrafshuan pasi u publikuan në media dhe nga opozita një ditë më parë. Ato janë ndërtuar kohët e fundit nga persona të paidentifikuar . Pas publikimit te pamjeve te tyre pati një reagim nga bashkia Sarandë për prishjen e tyre.
Ndërkohë Partia Demokratike në Sarandë akuzon pushtetin vendor dhe eksponent të Partisë Socialiste si të përfshirë në ketë zhvillim .
Sipas kësaj force politike në rast se nuk do ishin publikuar pamjet, grabitja e pronave do të vazhdonte në Ksamil siç ka vazhduar në këto 7 vite.
Ndërtimet e fundit në qytezën e Ksamilit ishin në formë kioskash, ndërkohë që burime jo-zyrtare bëjnë më dije se nëpërmjet tyre do të synohej legalizimi i tokës në periudhën e fushatës elektorale , një taktike e njohur kjo nga personat ë ndërtojnë në zona të tilla potenciale për zhvillimin e turizmit.
Top Channel