Foto ilustruese

Një trafikant droge turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania është kapur ditën e sotme në Pikën e kalimit kufitar të Morinës.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës/ Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një shtetas turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania. Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin gjerman. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: I.E, 42 vjeç, banues në Turqi. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani. Autoritetet Gjyqësore Gjermane,  kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”,  për veprën penale “Trafik droge”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë

Top Channel