Makina e djegur tip "Volkswagen"

Dy makina kanë marrë flakë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në në lagjen “Pavarësia” të  Vlorës.

Automjeti tip Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti tip Volkswagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht. Ende nuk dihen shkaqet,  ndërsa sipas policisë  ngjarja mendohet të jetë aksidentale.

Gazetari i Top Channel ka siguruar fotot e makinave të djegura, ku makina tip Volkswagen është shkrumbuar e gjitha siç shikohet nga pamjet, ndërsa makina tjetër pjesërisht. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz por vetëm materiale.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, kanë marrë flakë në parkim 2 automjete, ku si pasojë automjeti i markës Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti i markës Volkswagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur

FOTO GALERI
1/14
Makinat e djegura në Vlorë

Top Channel