Kjo është fatura e sezonit turistik veror që u mbyll në liqenin e Komanit.

Nëse prania e lëndëve drusore mund të justifikohet me faktin se e gjithë zona është e dendur me pyje, qeset, shishet plastike, inertet dhe ambalazhet e produkteve janë pasojë e mungesës së dashamirësisë ndaj natyrës, nga banorët dhe turistët e shumtë.

Gent Marku, prej vitesh lundron në ujërat e Komanit me varkën e tij duke transportuar turistët por sipas tij, gjendja po perkeqësohet vitet e fundit me shtimin e numrit të vizitoreve.

Përveç imazhit negativ, mbeturinat kanë pasoja edhe në hidrocentralin e Komanit prandaj stafi i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare ndërmori një aksion për pastrimin e liqenit.

Por pastrimi i liqenit dhe mirëmbajtja e tij nuk mund të bëhet vetëm me këto aksione, pasi kërkohet edhe angazhimi i 4 bashkive të Shkodrës, Vau Dejës, Tropojës dhe Pukës për mirëmbajtjen e tij, paisjen me mjetet e duhura për ta pastruar e sidomos ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe turistëve.

 

 

Top Channel