Operacion antidrogë në Vlorë dhe Dhërmi/ Arrestohen dy persona, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë zjarri Prej një viti, Ela po përballet me situatën më të rëndë të jetës së saj që kur zbuloi se kishte tumor në gji.
Në momentin që ajo e zbuloi, përballja me realitetin ishte tepër e vështirë për shkak të kushteve ekonomike. Ela vijon sërish terapitë, sigurisht mes vështirësive të mëdha, ndërsa nuk kursen apelin dhe thirrjen për të gjitha gratë e vajzat për të kryer kontrolle.
Si të mos mjaftonte sëmundja dhe varfëria, shtëpia e saj u dëmtua nga tërmeti dhe që prej asaj dite ajo jeton në shtëpinë e vajzës së saj.
Tashmë asaj i kanë mbetur dhe pak terapi dhe me besim dhe shpresë po ia del në luftën kundër kësaj sëmundjeje.
Top Channel