
Klubi futbollistik Drenica përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit ka njoftuar se trajneri i kësaj skuadre, Fadil Rama, e ka liruar postin pas rezultateve jo të mira në këtë fillim të kampionatit të ri.
Postimi i plotë nga FC Drenica:
Kryetrajneri i deritanishëm i skuadrës, Fadil Rama ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e të parit në stolin e KF Drenicës , pas humbjës 4:1 kundër FC Drita.
Dorëheqja e trajnerit ka ardhur si rrjedhojë e rezultateve jo të mira, thuhet në dorëheqjen e Ramës.
Ky i fundit ka falënderuar kryesinë për besimin dhe përkrahjen gjatë gjithë kësaj kohe.
Gjithashtu edhe klubi falënderon trajnerin Rama për punën dhe angazhimin e deri tanishëm.
Klubi do t’ju njoftoj më kohë në lidhje me zhvillimet për emërimin e trajnerit të ri.
Top Channel