Një ditë pasi presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor me arsyetimin se janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me standardet evropiane, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi iu rikthye analizimit të Kodit, duke thënë se në formën e miratuar nga mazhoranca, ai nuk u krijon hapësira kandidatëve të pavarur.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, duke sjellë shembuj nga vende evropiane si Spanja dhe Gjermania, Bylykbashi thotë se me sistemin zgjedhor gjerman të vitit 2000, me 100 zona mazhoritare dhe 40 mandate në një zonë proporcionale në shkallë vendi, një kandidat i pavarur zgjidhej në zonën mazhoritare pa patur nevoje për të kapërcyer ndonjë prag zgjedhor kombëtar siç u duhej partive. Edhe me sistemin proporcional rajonal spanjoll të vitit 2008, kandidati i pavarur zgjidhej në qarkun ku kandidonte, pa qenë nevoja të kapërcente ndonjë prag zgjedhor rajonal, siç i duhej partive, mjaftonte që ai të arrinte votat qe duheshin për një mandat.
Ndërsa me sistemin e Ramës, siç e quan ai, edhe nëse kandidati i pavarur mbledh vota të mjaftueshme për një mandat në qark, ai skualifikohet nëse nuk arrin 1% te votave në shkallë vendi”.
“Kodi zgjedhor i Edi Ramës i vret kandidatët e pavarur”, ka shkruar Bylykbashi.
Top Channel