Javën tjetër do të nisin tek “5 Maji” themelet për pallatet e reja që do të ndërtohen për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti, kurse në Kombinat do të fillojnë në nëntor.
Javën tjetër do të nisin tek “5 Maji” themelet për pallatet e reja që do të ndërtohen për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti, kurse në Kombinat do të fillojnë në nëntor. Lajmin e mirë e dha sot në Farkë kryebashkiaku Veliaj gjatë dorëzimit të çelësave të shtëpive të rindërtuara në këtë zonë bashkë me kryeministrin Rama.
Biseda e plotë mes tyre:
Veliaj: … Kombinatin e fillojmë në nëntor. Javën tjetër hapim themelet tek “5 Maji”, në nëntor Kombinatin dhe në secilin, kemi tek njëri 13, tek tjetri 14 pallate , që zgjidhim dy…
Veliaj: Kemi ndërtuar një kontratë si kjo që marrin në dorëzim, ne do bëjmë tani një kontratë-porosi, pra që secili banor, se kishin vajtur dje ata politikanët e …
Rama: Këta…pra të PD..
Veliaj: Jo, në fakt s’ishte as PD, ishte një parti tjetër.
Rama: Kush ishte?
Veliaj: Kishte vajtur Monika dhe i thoshte që…
Rama: Ah, ishte tigani…
Veliaj: Dhe i thoshte që,…jo se ishte shumë e rëndë. I thoshte mos dilni nga shtëpitë. Tani për sa kohë që një inxhinier ka firmosur që është e pabanueshme , e para e punës ti nuk mund të tallesh me jetën e njerëzve; e dyta i thoshte mos dilni nga shtëpitë por mbani bonusin e qirasë. Pra rri, rreziko jetën dhe vidh lekët e shtetit, ose taksapaguesit. Prandaj u desh ta adresonim për t’u thënë njerëzve: Do merrni kontratë-porosie dhe do shikoni hapjen e themeleve dhe pastaj do duhet që të respektoni ligjin dhe kokën e tyre njëherë dhe familjet e tyre dhe për sa kohë që secili po e merr bonusin e qirasë dhe po rri në një shtëpi të sigurt, me digju një politikan..
Rama: Është e tmerrshme. Si mund t’u thuhet njerëzve mos dilni nga shtëpitë, e tmerrshme?! Në këtë pikë i dashur, ne socialistët e ju demokratët kemi të njëjtin hall me këtë të tiganit. Në këtë pikë një hall kemi . Këtu na bashkon halli që o juve o neve na qepen me tigan në dorë e duan peshk, këtu është halli i përbashkët, me thënë të drejtën por do e zgjidhim besoj.
Veliaj: Kështu edhe qytetarëve u them nuk mund të inkurajohet vjedhja hapur, t’i thuash merr lekët, mos dil edhe nga shtëpia, se është fyerje për atë që paguan taksat i cili thotë: Ore, ky është një program solidariteti për ata që janë pa shtëpi dhe për ata që kanë nevojë për qira të përkohshme. T’i thuash tjetrit mos dil, mbaj edhe lekët është ta inkurajosh të rrezikojë jetën dhe të vjedhë shtetin!
Top Channel