Kandidati republikan, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, zhvilluan një debat të fortë të enjten, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Pandemia ishte tema kryesore, pasuar nga akuza për lidhje të dyshimta me interesa të huaja, kujdesin shëndetësor, politikat energjetike, marrëdhëniet racore dhe taksat.
Joe Biden ka udhëhequr në debatin e fundit presidencial sipas sondazhit të menjëhershëm të vëzhguesve në CNN.
Bazuar në këto rezultate, Biden udhëhoqi me 53 për qind në këtë përballje, ndryshe nga Trump i cili mori 39 për qind të votave nga shikuesit.
Për 90 minuta, dy kandidatët shkëmbyen akuza. Ata sulmuan njeri-tjetrin për qëndrimet ndaj masave kundër pandemisë. Ata u përplasën lidhur me kujdesin shëndetësor, ekonominë, krimin, marrëdhëniet racore dhe ndryshimet klimatike.
Një nga çështjet që u trajtua ishte ndryshimet klimatike si dhe ruajtja e vendeve të punës në kohë pandemie.
Trump ka shfrytëzuar rastin të flas për marrëveshjen e Parisit duke shpjeguar arsyet se pse ka dalë nga kjo marrëveshje, derisa Biden foli për planet e tij përfshirë energjinë e ripërtritshme siç është ajo me erë – ku Trump menjëherë i reagoi duke i thënë se di më shumë për erën dhe se ajo sipas tij vret gjithë zogjtë.
Top Channel