Papa Françesku mbështet homoseksualët/ Reagon pastor Ylli Doçi: Nuk ka hequr dorë nga doktrina krishtere

23/10/2020 14:18

Papa Françesku ka deklaruar në një dokumentar, se është pro martesave të personave me gjini të njëjtë duke shtuar se “edhe ata janë bijtë e Zotit”.

Kjo deklaratë u komentua në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ku ndër të ftuarit ishte edhe pastori Ylli Doçi. Fjalët e thëna nga Papa, Doçi i shpjegoi si një atribuim i çështjeve pastorale. Pastori theksoi se Papa nuk ka ndryshuar mendimin për doktrinën e krishterë.

“Ai nuk ka hequr dorë nga doktrina e tij. Unë nuk jam për të mbrojtur Papën, sepse jam pastor ungjillor. Papa nuk duhet të akuzohet se ka ndryshuar mendimin e tij për doktrinën e krishterë. Ai po flet si pastor dhe po atribuon një çështje pastorale. Kur ai thotë se edhe homoseksualët duhet të kenë një familje. Edhe pse ne nuk jemi dakord me marrëdhëniet homoseksuale, ata kanë të drejtën të kujdesen për veten e tyre dhe të kenë një familje. Kjo nuk e prek doktrinën që kjo është ndryshe nga martesa”, tha Doçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA