Momente emocionuese janë ato që shfaqen në një video ku princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud, i cili ndodhet në koma prej më shumë se një dekade, arrin të lëvizë gishtërinjtë.
Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë nga princesha saudite Noura bint Talal Al-Saud. Kujtojmë që princi Al-Waleed ka qenë në komë që nga viti 2005, pasi pësoi hemorragji në tru si rezultat i një aksidenti rrugor, në një kohë kur po vazhdonte studimet në kolegjin ushtarak.
Mësohet se lëvizjen e fundit fizike, i riu e ka bërë para pesë vitesh. Babai i princit, që njëherazi është edhe vëllai i miliarderit Al-Ëaleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, për asnjë moment nuk i ka humbur shpresat se i biri i tij një ditë do të zgjohet dhe shërohet plotësisht.
Top Channel