Të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës, SPAK dërgon në gjyq 11 persona, zbulohet ‘taktika’ që përdornin
Një person ka rënë aksidentalisht në një tumbin (tubë qeramik me grykë të gjerë për thithjen e ujërave) anë rrugës në aksin rrugor Librazhd-Tiranë.
Shtetasja D.J, 40 vjeç është nxjerr dhe transportuar në spitalin rajonal të Elbasanit.
40 vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 23.10.2020, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mirakë, shtetasja D.J., 40 vjeç, aksidentalisht ka rënë në një tumbin e cila ishte në anë të rrugës.
Me marrjen e njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje ku ka ndihmuar dhe nxjerr shtetasen e cila është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel