Emisioni “Hell’s Kitchen”, me një nismë të veçantë/ Gatime për qendrat sociale në Tiranë

23/10/2020 15:32

Emisioni “Hell’s Kitchen” ka ndërmarrë një nismë të veçantë në bashkëpunim me rrjetin e supermarketeve “Big Market”.

Disa nga konkurrentët e “Kuzhinës së Ferrit” kanë realizuar shumë gatime të shijshme për qendrat sociale në kryeqytet. Konkurrentët u shprehën njëzëri se kjo nismë është shumë e veçantë për ta dhe se të bësh bamirësi është një ndjenjë mjaft e bukur

“Është dita e parë sot, Big Market është vendosur në qendër të këtij panairi. Kjo është një nismë për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Në këtë tryezë kemi gatuar për një nga qendrat sociale në Tiranë, sapo të shkëputemi do t’i shpërndajmë”, u shpreh Klaudia Krabolli, përfaqësuese e Big Market.

Donaldi, i cili është komplimentuar disa herë nga shef Renato për kreativitetin e treguar në pjatat e gatuara, tha se kjo përvojë për të është uike. Ai shtoi se ndihet shumë mirë që po kontribuon sadopak për njerëzit në nevojë.

“Është një ndjesi shumë e bukur sepse ne gatuajmë për njerëzit që kanë nevojë, ne kontribuojmë me zanatin tonë dhe profesionin që kemi. Ata ndjehen shumë mirë, ne duam që atyre t’u japim një shije të mirë dhe të kënaqur. Fjalët e tyre për ne janë meritë”, u shpreh Donaldi.

Xheisiana, e cila njihet nga të gjithë për debatet e ashpra me shef Renaton tregoi disa nga gatimet që ata kishin bërë këtë mesditë.

“Ne kemi bërë rizoto me kërpudha, proshutë, njerëzit që e kanë provuar e kanë pëlqyer shumë”, tha Xheisiana.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA