Ka filluar debati i fundit presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku presidenti Donald Trump përballet me kandidatin demokrat, Joe Biden.

Në debatin që zhvillohet në Nashville dhe moderohet nga moderatorja Kristen Welker e “NBC News”, tema e parë e diskutimit ishte mbi pandeminë e koronavirusit. Presidenti Trump tha se tashmë SHBA e ka kaluar fazën kritike me rritjen e shifrave.

Gjithashtu Trump tha se SHBA e ka vaksinën e cila do të anoncohet për pak javë. “Ne kemi një vaksinë… që do të anoncohet për pak javë”- tha Trump.

Trump tha gjithashtu se ushtria do ndihmojë në shpërndarjen e vaksinës. Trump theksoi se pandemia është një problem global. “Unë mund t’ua them nga eksperienca ime, unë e kisha, tani jam më mirë”- shtoi Trump.

Top Channel