25/11 22:20
I dyshuar për plot 160 përdhunime dhe sulme seksuale, një 52-vjeçar italian është ndaluar nga policia franceze në Rumersheim-Le-Haut, afër Strasburgut.
Personi në fjalë akuzohet se ka përdhunuar dhe abuzuar seksualisht fëmijët e shokëve të tij midis viteve 2000-2014.
Arrestimi i tij u bë në bazë të një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Gjermania. Sipas policisë franceze, në Gjermani ka 122 hetime të hapura kundër tij.
Top Channel