Votimi i rezolutës për antisemitizmin, reagon Ambasada amerikane: Shqipëria vazhdoi traditën e gjatë në luftën kunder urrejtjes, krenar që e kemi partnere

22/10/2020 15:55

Pas miratimit në seancën plenare në ditën e sotme të rezolutës kundër antisemitizmit me 111 vota pro, ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Shqipëri.

Në një postim në twitter shkruhet se sot Shqipëria vazhdoi traditën e gjatë në luftën kundër urrejtjes.

Gjithashtu amabsada amerikane shprehet se është krenare që e quan Shqipërinë një partnere dha aleate.

Sot, parlamenti miratoi përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin. Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipqërisë në luftën kundër urrejtjes. Na kujton gjithashtu historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht rrezikut. Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi”, shkruhet në postimin e Ambasadës në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA