Një pikturë në vaj, e artistit misterioz britanik Banksy, një parodi e një kryevepre të Claude Monet, u shit në një ankand në londër të mërkurën për afro 10 milionë dollarë amerikanë.

E ky, është çmimi i dytë më i lartë i paguar në një ankand për një vepër të artistit misterioz.

Vepra në vaj, “Show me the monet”, një risjellje moderne e klasikes së Monet, “The Water Lily Pond”, u shit për 9.8 milionë dollarë në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s, pas një beteje ofertash.

Sotheby tha se ishin pesë koleksionues të vendosur për ta shtënë në dorë veprën që i luftuan me njëri tjetrin duke e çuar çmimin përfundimtar përtej atij të parashikuar.

Shitja vjen një vit pasi një pikturë e Banksyt, që paraqiste parlamentin britanik që në vend të deputetëve kishte shimpanze, theu rekordin e artistit të rrugës duke kapur një vlerë prej afro 13 milionë dollarësh. Asokohe, vepra e 2009, ndezi një betejë 13 minutëshe mes 10 ofertuesve të ndryshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA