“Nuk e kemi të vështirë të vërsulim policinë’/ Ramës për qytetarët: Ju përgjërohem…

22/10/2020 12:05
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një lutje publike të gjithë qytetarëve dhe pronarëve të bizneseve që të respektojnë masat anti-Covid.

Rama u shpreh se nuk është aspak e vështirë që të vërsulë policinë, por kërkon mirëkuptimin e të gjithëve për ta bërë më të lehtë përballimin e kësaj situate.

“Ju përgjërohem shqiptarëve mos e bëni më të vështirë. Dua t’u përgjërohem të gjithë atyre që nuk duan të besojnë sa e vështirë është kjo luftë dhe mbytën në thashethemet e llafet që janë thjeshtë fukarallëk nëpër klube, duke e përqeshur.

Mos e vështirësoi më tutje këtë. U lutëm të gjithë atyre ne restorante e bare të mos e përqeshin rrezikun, të mos e sfidojnë shtetin, të mos e marrin tolerancën tonë për mirëkuptim si dobësi tonën dhe të mos rrezikojnë jetët e qytetarëve

Nuk është e vështirë të sulim policinë në bare e restorante, por a është kjo që duam? Ata që përpiqen të mbushin cepat e lokaleve mund të çojnë në mbyllje që do të ishte goditje edhe më e madhe”, theksoi kryeministri.

Top Channel