21/12 15:40
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla i jep tre pikët e para në Europa League Romës.
Ekipi verdhekuq ishte duke u mundur nga Young Boys me rezultatin 0-1 (nsmae ’14), rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. Por me nisjen e 45 minutave të dyta, Roma rriti sulmet në portën kundërshtare duke gjetur fillimisht golin e barazimit me anë të Peres në minutën e 69 dhe golin e fitores me shqiptarin në të 74-ën.
Kumbulla u tregua i saktë në një goditje me kokë brenda zonës kundërshtare.
Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e Arsenal, ajo e Bayer Leverkusen dhe humbja në shtëpi e Napolit të Elseid Hysajt 0-1 nga AZ Alkmaar.
Top Channel