I arrestuari, Andi Mullalli

Fotoja e Andi Mullallit, i cili u arrestua ditën e sotme në qytetin e Korçës është siguruar nga Top Channel.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ai është kapur pranë gjimnazit Themistokli Germenji.

Mësohet se i arrestuari është një emër i njohur për policinë, pasi vetëm pak muaj më parë ka lënë qelinë ku vuante dënimin për marrje parash nën kërcënimin e armës.

Uniformat blu e kanë ndaluar teksa lëvizte me makinën e tij tip BMW X5, ku brenda saj kishte një armë zjarri,  gjë që ka bërë që policia t’i vërë prangat dhe ta shoqërojë në komisariat.

Top Channel