(Emri) Me armë në X5, arrestohet një person në Korçë! Pak muaj më parë la qelinë, ishte dënuar për grabitje

22/10/2020 19:57

Një person ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Burim për Top Channel bëjnë me dije se i arrestuari është Andi Mullalli i cili është kapur pranë gjimnazit Themistokli Germenji.

Mësohet se i arrestuari është një emër i njohur për policinë, pasi vetëm pak muaj më parë ka lënë qelinë ku vuante dënimin për marrje parash nën kërcënimin e armës.

Uniformat blu e kanë ndaluar teksa lëvizte me makinën e tij tip BMW X5, ku brenda saj kishte një armë zjarri gjë që ka bërë që policia t’i vërë prangat dhe ta shoqërojë në komisariat.

Top Channel